image E dhimshme, vdes nga koronavirusi skulptori i njohur nga Shqipëria

Shqipëri

E dhimshme, vdes nga koronavirusi skulptori i njohur nga Shqipëria

news image

Skulptori i njohur nga Shqipëria, Arben Bajo ka humbur jetën në betejën me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga miqtë e tij në rrjetin social Facebook.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, ka shkruar Arbër Kadia.

Bajo prej ditësh ishte i infektuar me koronavirus, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.

53-vjeçari me profesion ishte skulptor dhe pedagog në Universitetin e Arteve.

Arben Bajo ka hapur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10102354173990182&set=a.715259983032&type=3&theater