image E dhimbshme: Veterani i UÇK-së në Pejë humb jetën tragjikisht, e zë lifti

Siguri

E dhimbshme: Veterani i UÇK-së në Pejë humb jetën tragjikisht, e zë lifti

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku një person dyshohet se ka humbur jetën tragjikisht, pasi e ka zënë ashensori, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, por të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.

/GazetaSinjali/