image E dhimbshme: Ndërron jetë në spital gruaja nga Gjakova, u aksidentua para disa ditësh

Siguri

E dhimbshme: Ndërron jetë në spital gruaja nga Gjakova, u aksidentua para disa ditësh

news image

Sot, në orët e pasdites, ka ndërruar jetë në spital 85-vjeçarja nga Gjakova e cila ishte aksidentuar para disa ditësh në fshatin Berkoc, derisa ishte si pasagjere në veturën e një familjareje, raporton gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur për Sinjalin nga Spitali Rajonal i Gjakovës dhe kanë njoftuar se e moshuara vdiq përkundër intervenimeve të mjekëve, pasi e njëjta kishte pësuar lëndimeve të rënda trupore.

Nga 12 maji, kur ndodhi vetaksidenti, viktima ishte duke u trajtuar në repartin Kirurgjik, deri më sot, kur edhe ndërroi jetë.

Aksidenti që ndodhi atë ditë u shkaktua pasi shoferja e veturës nga pakujdesia, e kishte humbur kontrollin mbi veturë, me ç’rast kishte dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një deponi të mbeturinave.

/GazetaSinjali/