image E dhimbshme: Ndërron jetë 16-vjeçari që u lëndua disa ditë më parë në aksidentin e rëndë në Gllogjan

Siguri

E dhimbshme: Ndërron jetë 16-vjeçari që u lëndua disa ditë më parë në aksidentin e rëndë në Gllogjan

news image

Një aksident i rëndë kishte ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës, ku morën lëndime serioze disa persona, raporton Gazeta Sinjali.

16-vjeçari Rilind Zeqiraj, që ndodhej brenda veturës nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra, me ç’rast dje ka ndërruar jetë pasi u dërgua në spital në Gjermani për shërim.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Gllogjan në orën 17:00.

/GazetaSinjali/