image E dhimbshme: Ndahet nga jeta futbollisti 15-vjeçar i klubit "2 Korriku"

Futboll

E dhimbshme: Ndahet nga jeta futbollisti 15-vjeçar i klubit “2 Korriku”

news image

Klubi i futbollit 2 Korriku, është në zi. Futbollisti 15-vjeçar i këtij klubi, Leonit Syla ka vdekur pas një sëmundje të rëndë, shkruan Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur vet klubi, me ç’rast i kanë shprehur ngushëllime familjes Syla.

“Këto momente janë jashtëzakonisht të rënda; të gjithë jemi me lot në sy e dhimbje në zemër, por bashkë më Ju do të jemi përherë e nderuara familje e të ndjerit, të cilin do ta kujtojmë përherë me të gjitha ato kujtime të bukura e shpresëdhënëse që i ka lënë pas vetes”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të 2 Korrikut.

/GazetaSinjali/