image E dhimbshme: Konfirmohet vdekja e gruas që dyshohet se ra nga një ndërtesë në Prishtinë

Siguri

E dhimbshme: Konfirmohet vdekja e gruas që dyshohet se ra nga një ndërtesë në Prishtinë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën në rrethana të dyshimta. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e rastit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima është hedhur nga një ndërtesë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët e kanë rrethuar me shirita lokacionin ku ka ndodhur rasti.

Ndërkaq, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar për Sinjalin se viktima ka rënë nga një ndërtesë.

Ndërkaq, hetuesit e Policisë në koordinim me prokurorinë përkatëse, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

/GazetaSinjali/