Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të premtes në fshatin Doberdolan të Suharekës, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar, si pasojë e një vetaksidenti me veturë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima që humbi jetën nga ky aksident është Miradije Bytyqi.
Ajo ishte dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve të marra në aksident.
Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, të lënduarit e tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar.