image E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren, jetonte i vetëm - Sinjali

E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren, jetonte i vetëm

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Izair Berisha” në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete sot, në orët e pasdites, në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 67-vjeçar, N.D., i cili sipas informacioneve të para që një kohë të gjatë ka jetuar i vetëm dhe akoma s’dihet shkaktari i vdekjes së tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka intervistuar disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet i ndjeri, Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti “Vdekje e dyshimtë”. 

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin