image E dhimbshme: Dy vëllezërit nga Deçani që i goditi treni, u dërguan në stacion nga nëna e tyre

Diasporë

E dhimbshme: Dy vëllezërit nga Deçani që i goditi treni, u dërguan në stacion nga nëna e tyre

news image

Dy vëllezërit nga Deçani, Hasan (17) dhe Blerian Arifaj (13) kanë humbur jetën dje në Gjermani pasi u goditën nga treni. Ngjarja tragjike ka ndodhur në stacionin hekurudhor, në Bruckberg.

“BILD”-i ka dhënë detaje për tragjedinë, duke njoftuar se deri në stacion dy djemtë janë dërguar nga e nëna e tyre: “vëllezërit kaluan një pengesë, pastaj dolën në shina”.

Një tren rajonal që po shkonte në drejtim të Mynihut, goditi Blerianin dhe Hasanin. Drejtuesi i trenit ka tentuar të bënte një frenim emergjent, por ishte vonë.

Goditja e trenit ishte shumë e rëndë dhe dy djemtë nga Deçani kanë humbur jetën në vendngjarje.

“BILD”-i raporton se gjendja e familjarëve është e rëndë nga ajo çfarë kanë përjetuar.

/GazetaSinjali/