image E dashura e George Floyd tregon se çfarë i tha ai për herë të fundit

Botë

E dashura e George Floyd tregon se çfarë i tha ai për herë të fundit

news image

Vrasja e Geroge Floyd ka ngjallur trazira në SHBA, e reagime të ndryshme në mbarë botën.

Së fundi për vrasjen e Floyd-it ka folur edhe e dashuara e tij, e cila u pa duke qarë pranë arkivolit në ceremoninë e varrimit të tij, teksa kjo e fundit ka treguar se kishin plan të hapnin një restorant së bashku me emrin “Convict Kitchen”, trasmeton Gazeta Sinjali.

44-vjeçarja Courteney Ross zbulon edhe fjalët e fundit që i kishte pasur me të dashurin e saj.

Ross kishte treguar se herën e fudit që kishte folur me Floyd ishte një vit para vdekjes së tij. Ndërsa fjala e fundit që ia kishte thënë Floyd, ishte fjala “Të dua”.

Ajo thotë se aktualisht nuk e di se çfarë do të bëjë sepse ende po e vuan vdekjen e tij.

“Floyd e donte jetën, të gjitha ata që e takonin e pëlqenin”, ka thënë ajo për DailyMail. /Gazeta Sinjali/.