image Dyshohet se vodhi drita solare në vlerë të 6 mijë eurove, bie në pranga 20-vjeçari në Prishtinë

Siguri

Dyshohet se vodhi drita solare në vlerë të 6 mijë eurove, bie në pranga 20-vjeçari në Prishtinë

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundi në Prishtinë, pasi një person dyshohet se kreu vjedhje në garazhin e një banese në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 20-vjeçari është identifikuar pas gati një muaji në arrati dhe i njëjti tashmë është arrestuar.

Ai dyshohet se ka vjedhur disa drita solare në vlerë të rreth 6 mijë eurove.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj.

/GazetaSinjali/