image Dyshohet se rrahu një grua të moshuar në Prizren, arrestohet 55-vjeçari në Merdar

Siguri

Dyshohet se rrahu një grua të moshuar në Prizren, arrestohet 55-vjeçari në Merdar

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dielën një person të dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje të moshuar në fshatin Lez të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se i dyshuari R.F, i lindur në vitin 1966 është ndaluar në pikën kufitare në Merdare.

Ai dyshohet se së bashku me një person tjetër që gjendet në arrati, i kishin shkaktuar lëndime trupore një gruaje të moshuar.

Të dyshimtit përdoren force ndaj viktimës, dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Viktima e ka raportuar rastin në polici, por nuk kishte njohuri mbi identitetin e të dyshimtëve. Të njëjtës fillimisht ju ofrua ndihma mjekësore dhe hetues të policisë filluan hetimet në bazë të deklaratës së viktimës, duke dhënë përshkrimin dhe veprimet e personave të dyshimtë”, njofton Policia.

Pas identifikimit të të dyshuarve, ata u shpallën në kërkim policor.

/GazetaSinjali/