image Dyshohet se largoi zarfin me fotografitë nga Reçaku dhe Prekazi, ky është postieri i arrestuar në Fushë Kosovë

Siguri

Dyshohet se largoi zarfin me fotografitë nga Reçaku dhe Prekazi, ky është postieri i arrestuar në Fushë Kosovë

news image

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një postieri, i cili dyshohet se kishte larguar në mënyrë të kundërligjshme një zarf me pamje të ndjeshme nga zyra e postës në Fushë Kosovë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta brenda Prokurorisë se i dyshuari është Millosh Ristiç, 36-vjeçar.

Ristiç dyshohet se ka larguar nga zyra e postës zarfin që sipas informacioneve të para mbante disa fotografi të bëra në fshatin Reçak dhe Prekaz.

Ai është arrestuar në vendin e tij të punës dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervisutar nga hetuesit. Po ashtu në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe mbikëqyrësi i Ristiçit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/