image Dyshohet se koronavirusi ka arritur në Kosovë, pas pak konferencë e jashtëzakonshme nga QKUK-ja

Kosovë

Dyshohet se koronavirusi ka arritur në Kosovë, pas pak konferencë e jashtëzakonshme nga QKUK-ja

news image

Një person po dyshohet se është prekur nga koronavirusi dhe se i njëjti është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili tha se për këtë rast do të mbahet konferncë e jashtëzakonshme për media.

“Në ora 20:45 në QKUK, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit për Shëndetësi Publike do të mbajnë konfernecë të jashtëzakonshme për media”, tha Fazliu.

Kujtojmë se në Kinë, ku ky virus u shfaq për herë të parë, deri tani janë shënuar 723 viktima, ndërsa janë infektuar edhe 27 657 të tjerë. /Gazeta Sinjali/