image Dyshimet se parashutistë serbë u hodhën afër kufirit me Kosovën - Flasin nga Policia

Siguri

Dyshimet se parashutistë serbë u hodhën afër kufirit me Kosovën – Flasin nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka dalë me njoftim se nuk ka hasur në parashutistët nga Serbia për të cilët pretendohet se kanë hyrë në Kosovë, konkretisht në rajonin e Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in.

“Policia e Kosovës  ka pranuar një informacion lidhur me dyshimet se disa parashutiste nga Serbia dyshohet se janë lëshuar në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në rajonin e komunës së Podujevës. Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren, menjëherë ka patrulluar në atë zonë, e po ashtu e ka kontaktuar edhe personin i cili ka dhënë informatat fillestare. Lidhur me këto informacione Policia e Kosovës nuk ka hasur në parashutistë, përderisa është duke ndërmarrë veprimet e saja policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in”, tha Kelani.

/GazetaSinjali/