image Dyshime për shitblerje të armëve: Këta janë dy kosovarët dhe i riu nga Shqipëria të arrestuar në Prishtinë

Ekskluzive

Dyshime për shitblerje të armëve: Këta janë dy kosovarët dhe i riu nga Shqipëria të arrestuar në Prishtinë

news image

Kushdo që importon, eksporton, bën shitblerjen e armëve rrezikon të dënohet me burgim nga një deri në tetë vjet. Një rast për këtë vepër penale është iniciuar të enjten nga Prokurori i Shtetit në Prishtinë, pas arrestimit të tre personave, raporton Gazeta Sinjali.

Tre të dyshuarit, dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, u kapën në flagrancë me armë zjarri dje në mbrëmje, mbrapa ish hotel ‘Baci’ në kryeqytet.  

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit që po dyshohen se janë marrë me këtë veprimtari të kundërligjshme janë Ron Krasniqi, Donart Llapashtica dhe Arben Zalli.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe është iniciuar rasti për veprat “Armëmbajtje pa leje” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Armët që u gjetën janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/