image Dybala mungon deri në fund të muajit

Futboll

Dybala mungon deri në fund të muajit

news image

Juventusi ka rigjetur ritmin e duhur në kampionat, ku ka arritur katër fitore radhazi, por ka akoma disa lajme të këqija në kampin bardhezi.

Më i fundit vjen nga stafi mjekësor, ku Paulo Dybala vazhdon të jetë i dëmtuar.

Argjentinasi duhej të rikuperohej para Moratës, por spanjolli u kthye në fushë kundër Romës, ndërsa “Joya” do të vazhdojë të qëndrojë larg fushës së blertë edhe për disa kohë.

Mendohej se “ylli” argjentinas do të kalonte shqetësimin muskular gjatë pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, por mjekët bardhezi thonë se Dybala duhet të qëndrojë edhe disa kohë pushim.

Është e sigurtë mungesa e tij në ndeshjen kundër Zenitit në Champions League si dhe në Derbin e Italisë kundër Interit. Nuk është një lajm i mirë për teknikun Allegri që duhet të bëjë pa numrin 10-të në një javë shumë të rënbdësishme.

Me shumë mundësi argjentinasi do të mungojë edhe kundër Sassuolos dhe mund të rikthehet në fushë në 30 tetor në ndeshjen kundër Veronës. Praktikisht 1 muaj pushim në një periudhë shumë të rëndësishme për Juventusin.

Nuk ka asgjë të rëndë për Matthijs de Ligt, që pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Zenitit, ndërsa Adrien Rabiot do të mungojë edhe në Champions pasi nuk e ka kaluar akoma Covidin.  /Gazeta Sinjali Sporti/