image Dy zjarre përfshijnë Fushë Kosovën

Siguri

Dy zjarre përfshijnë Fushë Kosovën

news image

Pasditen e së Dielës dy zjarre kanë kapluar Fushë Kosovën, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëri nga zjarret është brenda qytetit kurse tjetri është në fshatin Miradi e Epërme të kësaj komune.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë të cilët kanë njoftuar se ekipet janë ende në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar zjarret, si dhe kanë shtuar se ato tashmë janë vënë në kontroll.

“Ekipet atje i kemi hala janë në intervenim po janë në kontroll. I kemi pasur dy zjarre edhe në Fushë Kosovë edhe në Miradi të Epërme që kanë qenë afër shtëpive. Faktikisht të dy zjarret  janë në kontroll’, kanë thënë ata për Sinjalin.

Tutje ata kanë njoftuar se ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar zjarrin apo cila është vlera e dëmit të shkaktuar.

/Gazeta Sinjali/