image Dy vëllezër rrahin tre policë në Himarë, njëri arrestohet

Shqipëri

Dy vëllezër rrahin tre policë në Himarë, njëri arrestohet

news image

Në fshatin Vranisht të Himarës, dy vëllezër kanë goditur fizikisht me sende të forta 3 punonjës të Policisë, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallzimin e një koflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Një prej vëllezërve është arrestuar , ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Himarë, Vlorë

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, Policia ka vënë në pranga një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim. /GazetaSinjali/