image Dy vëllezër në Dibër vrasin fqinjin e tyre

Shqipëri

Dy vëllezër në Dibër vrasin fqinjin e tyre

news image

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri nga dy vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzni në Dibër pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia thotë se menjëherë pas ngjarjes ka arrestuar njërin nga vëllezërit, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Luzni, Dibër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër kishin plagosur me armë zjarri fqinjin e tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e njërit prej autorëve, shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër”.

Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, shtetasit A. M., 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll.Dy vëllezërit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xh. K., 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thotë policia.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë plagosur 50-vjeçarin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes./Gazeta Sinjali/