image Dy të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Gjermani

Evropë

Dy të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Gjermani

news image

Në 24 orët e fundit në Gjermani është shënuar rënie e lehtë e rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë kësaj periudhe, Gjermania ka raportuar 948 raste të reja, nga gjithsej 1 mijë e 630 sa ishin të shtunën, njoftoi instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Që nga fillimi i pandemisë  mbi 260 mijë persona janë infektuar me këtë virus në shtetin me ekonominë më të fuqishme evropiane, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Sinjali.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe dy viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga koronavirusi në Gjermani shkoi në 9 mijë e 352.

Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe i ka larguar masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen. /GazetaSinjali/