image Dy shtetas të Shqipërisë kapen në flagrancë duke vjedhur në Ferizaj

Detaje/ Dy shtetas të Shqipërisë kapen në flagrancë duke vjedhur në Ferizaj

news image

Dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, policia ka arritur t’i arrestojë në flagrancë dy shtetas të Shqipërisë. K.I., 23 vjeç dhe personi tjetër i mitur 17 vjeç. Policia njofton se të dyshuarit me forcë kanë hyrë në një kioskë për të vjedhur.

“Të dyshuarit në prezencë të avokatëve kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë dhe pas kompletimit të lëndës, rasti procedohet me procedurë të shpejtë në Gjykatë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se, 17 vjeçari gjithashtu është i dyshuar se me datë 13.01.2020 ka kryer edhe një rast “vjedhje e rëndë” në një lokal në Ferizaj. Aty janë vjedhur një sasi e cigareve me vlerë 400 euro, 20 euro para të gatshme dhe mbushje telefoni në vlerë 15 euro. /Gazeta Sinjali/