image Dy raste pozitive me koronavirus te Atletico Madrid

Futboll

Dy raste pozitive me koronavirus te Atletico Madrid

news image

Dy raste pozitive me koronavirus janë konfirmuar tek klubi futbollistik, Atletico Madrid.

Kështu ka njoftuar klubi spanjoll në faqen e tyre zyrtare, ku thuhet se dy persona kanë rezultuar pozitivë nga testet e bëra gjatë ditës së shtunë.

Ende nuk është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për lojtarë apo anëtarë të shtabit teknik, por raportohet se të dy individët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në shtëpitë e tyre.

Kujtojmë që Atletico Madrid duhet të luajë ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj RB Leipzig të enjtën në Portugali./Gazeta Sinjali/