image Dy qytetarë rrahin policët në stacionin policor të Shtimes

Kosovë

Siguri/ Dy qytetarë rrahin policët në stacionin policor të Shtimes

news image

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtime.

Dy persona nga kjo komunë kanë sulmuar tre zyrtarë policorë në Stacionin Policor.

Ngjarja ka nisur mbrëmë pas orës 21:00, pasi të dyshuarit ishin ndaluar nga policia dhe janë dërguar në stacionin policor pasi kishin bërë vozitje të rrezikshme me veturë, shkruan Gazeta Sinjali

Me këtë rast, sulmuesit, brenda stacionit policor kanë çuar dorë mbi zyrtarët policorë duke u shkaktuar lëndime trupore.

Të gjithë të lënduarit kanë marr trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës në Shtime ka arrestuar dy të dyshuarit. /Gazeta Sinjali/