COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

Dy punëtorë shëndetësorë në Pejë janë infektuar me koronavirus

news image

Dy nga të infektuarit me koronavirus në Komunën e Pejës janë punëtorë shëndetësorë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci i cili tha së njëri prej tyre është punëtor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe tjetri në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sonte kemi një numër pak më të rritur të rasteve në Komunën e Pejës të cilët kanë rezultuar pozitiv nga testimet e ditës së sotme. Shumica janë raste kontakti por ka pasur ehde me simptoma.  Po jemi të prekur edhe ne si instutcion shëndetësor.1 rast nga qkmf dhe 1 nga spitali regjional”, ka deklaruar Loci në RTV Dukagjini.

Instituti Kombëtar i Shëndetit ka konfirmuar 122 raste të reja me koronavirus. Prej tyre 10 raste vijnë nga Komuna e Pejës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin