image Dy persona vdiqën nga aksidenti i rëndë në Drenas

Siguri

Dy persona vdiqën nga aksidenti i rëndë në Drenas

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se 2 persona kanë vdekur nga aksidenti i sotëm në Korroticë të Drenasit ku u lënduan 6 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ju njoftojmë se dy nga personat, e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritë të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave – L.P (femër) 45 vjeç, dhe Q.Th(femër) 26 vjeç e kanë konstatuar ekipet mjekësore”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë.

Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Gazeta Sinjali/