image Dy persona të lënduar në aksidentin te Katedralja në Prishtinë

Siguri

Dy persona të lënduar në aksidentin te Katedralja në Prishtinë

news image

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku, i ndodhur para pak minutash te Katedralja në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 17:00, në Prishtinë te semaforët afër Katedrales, është shkaktuar një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë 2 automjete. Raportohet për dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet kompetente të policisë po kryejnë hetimet e nevojshme rreth shkaktarit të aksidentit”, tha Hoxha për Gazetën Sinjali.

Ndryshe, një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/