COVID-19

Të infektuar

11130

Të shëruar

6817

Të vdekur

381

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë-Prizren

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Prizren, konkretisht në kryqëzimin e rrugës Xërxë –Kramovik.

Në këtë aksident trafiku ishin të përfshira 3 vetura. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 01.08.2020, rreth orës 14:22, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Gjakovë-Prizren, konkretisht në kryqëzimin e rrugës Xërxë -Kramovik. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Dy njësi policore të trafikut i janë përgjigjur vendngjarjes. Si pasojë e aksidentit, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda “Gjakovë tretman mjekësorë kanë kërkuar dy persona”, tha Krasniqi.

Një sinjalizues ka dërguar disa fotografi, ku shihet një veturë me dëme të mëdha materiale./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin