image Dy pacientë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë, pesë të tjerë kanë nevojë për oksigjenoterapi

Kosovë

Dy pacientë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë, pesë të tjerë kanë nevojë për oksigjenoterapi

news image

Dy pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pesë të tjerë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

“Në klinikën Infektive të QKUK-së, sot me 06/04/2020, janë të hospitalizuar gjithsej 55 pacientë.

Me Covid -19 janë gjithsej 47 raste, priten rezultatet për 2 raste, 6 raste pas testimit kanë rezultuar negativ.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është me si vijon:

40 raste janë në gjendje stabile

5 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

2 raste janë në mjekimin intensiv, në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik dy pacientë”, njofton QKUK.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy persona kanë humbur jetën sot në Klinikën Infektive të QKUK-së./Gazeta Sinjali/