image Dy lojtarët e parë që pritet të largohen nga Interi pas përfundimit të sezonit 21-22

Futboll

Dy lojtarët e parë që pritet të largohen nga Interi pas përfundimit të sezonit 21-22

news image

Interi dështoi ta përsëriste triumfin e sezonit të kaluar për t’u shpallur kampion për të dytin sezon radhazi.

Nerazurët kishin shpresa deri në xhiron finale të sezonit 2021-22 i cili u mbyll mbrëmë, megjithatë klubi tjetër i qytetit, Milano triumfoi në titullin e Scudettos për herë të parë në 11 vite.

Pas përfundimit të këtij sezoni, Interi po shikon t’i bëjë disa reforma në skuadër ku pritet të ketë edhe disa largime, transmeton Sinjali Sport.

Dy lojtarët që pritet të largohen nga Interi janë Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez.

Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez pritet të largohen nga Interi në javët e ardhshme, ka konfirmuar Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, puna është në progres që të dy ata të gjejnë një klub të ri, dhe Vidal tashmë është në bisedime të avancuara me Flamengon.

/GazetaSinjaliSport/