image Dy komunat me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë

Dy komunat me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë

news image

Komunat të cilat prijnë për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë është Prizreni dhe Leposiviqi, të cilat deri tani kanë shënuar nga katër viktima.

Ndërsa komunat si Vushtrria, Ferizaji, Gjilani, Prishtina, Peja, Mitrovica e Veriut, Rahoveci dhe Zubin Potoku shënojnë nga dy viktima nga koronavirusi.

Ndërsa komunat si Malisheva, Suhareka, Zveçani, Podujevë, Shtime, Gjakova, Istogu dhe Dragashi kanë shënuar nga një viktimë nga koronavirusi.

Kosova ka disa ditë që po shënon rritje të numrit të rasteve, vetëm dje u konfirmuan 58 raste me koronavirus.

Personat që kanë vdekur nga koronavirusi kryesisht janë të moshës së vjetër, ndërsa pacienti i fundit që ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë është një 71-vjeçar nga Komuna e Prizrenit.

Derisa rastet e para me koronavirus u shënuan më 13 mars, vdekja e parë në Kosovë u shënua vetëm 9 ditë pas, më 22 mars. Personi që vdiq ishte një 82-vjeçar nga Duminca e Pejës./Gazeta Sinjali/