image Dy gëzime në një ditë, Florian Marku bëhet baba për herë të parë në ditën e ditëlindjes së gruas

Bota e Yjeve

Dy gëzime në një ditë, Florian Marku bëhet baba për herë të parë në ditën e ditëlindjes së gruas

news image

Boksieri shqiptar Florian Marku është bërë baba për herë të parë. Ai dhe gruaja e tij kanë vendosur që djalin ta quajnë Matin.

Këtë moment e ka bërë publik boksieri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Marku ka falënderuar Zotin që e solli në jetë djalin e tij, në të njëjtën ditë që gruaja ka ditëlindjen.

“Faleminderit Zotit të Gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë që ka lindur dhe nusja, në 27 nëntor. Mire se erdhe në këtë jetë djali im MATIN MARKU 27,11,2021. Zoti të dhëntë shëndet, fat, e një jetë sa më te lumtur ! Babi me Mamin do të duan pa kufi gjithmonë”, shkruan boksieri.

/GazetaSinjali/