image Dy fshatra të Fushë Kosovës përfshihen nga zjarri, rrezikohen shtëpitë

Siguri

Dy fshatra të Fushë Kosovës përfshihen nga zjarri, rrezikohen shtëpitë

news image

Fshatrat Kozmin dhe Pomuzetin të Fushë Kosovës janë përfshirë nga zjarri pasditen e sotme, shkruan Gazeta Sinjali.

Zjarri i cili nisi në sipërfaqet hamullore tashmë po rrezikon edhe shtëpitë e banueshme.

Lajmi për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës të cilët kanë thënë se të gjitha ekipet kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Në fshatrat Kozmin dhe Pomuzetin janë duke u kall bari i thatë atje janë krejt ekipet për momentin. Shkaqet e zjarreve ende nuk dihen vetëm është rrezik veç janë të rrezikuara shtëpitë”, kanë thënë ata.

/Gazeta Sinjali/