image Dy foshnje po trajtohen nga COVID-19 në Klinikën e Neonatologjisë

Shëndetësi

Dy foshnje po trajtohen nga COVID-19 në Klinikën e Neonatologjisë

news image

SHSKUK përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se dy paciente foshnje po trajtohen nga COVID-19 në Klinikën e Neonatologjisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërsa 75 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19 në klinika dhe spitalet e përgjithshme, ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

“Raporti i datës 9 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme. Klinika Infektive, 25 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapiKlinika e Pediatrisë, 6 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast Spitali i Gjakovës, 15 pacientë Spitali i Prizrenit, 5 pacientë Spitali i Pejës, 5 pacientë Spitali i Gjilanit, 3 pacientë Spitali i Mitrovicës, 1 pacient”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/