image Dy familje në Prishtinë në hall me 26-vjeçarin, kërcënoi babain e tij, e më pas prindin e ish te dashurës
[wp-story id="814678"]

Dy familje në Prishtinë në hall me 26-vjeçarin, kërcënoi babain e tij, e më pas prindin e ish te dashurës

news image

Një person i vetëm i ka bërë ‘llugë’ dy familje në Prishtinë. Kjo pasi që për shkak të veprimeve të tij të dhunshme të shoqëruara me kërcënime, babai i tij dhe prindi i ish të dashurës janë detyruar të kërkojnë ndihmën e Policisë për të parandaluar ndonjë të keqe, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një rast në Prishtinë ku 26-vjeçari ka kërcënuar babain ish të dashurës së tij, të cilit përmes mesazheve telefonike i ka thënë se do ta vrasë vajzën me të cilën ishte në lidhje. I njëjti i ka thënë prindit të ish të dashurës se vajza e tij do të jetë ose me të ose me askënd tjetër.

Sinjali mëson se në ditën kritike, i dyshuari në mëngjes kishte kërcënuar edhe babain e tij të cilin e kishte takuar në afërsi të një qendre tregtare.

Bazuar në dëshminë e babait të të dyshuarit, 26-vjeçari fillimisht e ka sharë dhe e ka ofenduar e kërcënuar, e më pas e ka ndjekur me veturë ku edhe e ka goditur nga mbrapa gjatë kohës që veturat ishin në lëvizje.

Për shkak të kësaj, babai e ka denoncuar në Polici, me ç’rast njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin i cili ishte nisur të shkojë te shtëpia e ish të dashurës.

Gjatë intervistimit në stacion të Policisë, i dyshuari ka bërë veprime agresive dhe ka sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor, i cili si pasojë e kësaj ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu është kontrolluar edhe vetura e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat ‘Kanosje’, ‘Sulm ndaj personit zyrtar’, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve’.

26-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/