image Dumoshi debat virtual me të rinjtë e Kosovës, u premton mbështetje

Kosovë

Dumoshi debat virtual me të rinjtë e Kosovës, u premton mbështetje

news image

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ishte pjesë e një debati virtual me disa të rinj, me ftesë të Kongresit Kombëtar të të Rinjëve të Kosovës.

Dumoshi ka treguar se debati ka qenë mjaft frymëzues, ku ka treguar për punën e madhe që u bë gjatë pandemisë COVID-19.

Ajo u zotua se do të mbështesë të gjitha nismat që për fokus e kanë rininë dhe aktivizmin e tyre social e kulturor.

“Vetëm duke i bërë të rinjtë agjentë të ndryshimit social sigurohemi për zhvillim të gjithëmbarshëm shoqëror”, ka shkruar Dumoshi në Facebook./Gazeta Sinjali/