image "Duam trajtim njerëzor të punëtorit", Sindikata e Ferronikelit proteston para Qeverisë

Sociale

“Duam trajtim njerëzor të punëtorit”, Sindikata e Ferronikelit proteston para Qeverisë

news image

Sindikata e Pavarur e Punëtoreve “NewCo Ferronikeli” gjatë ditës së sotme ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Rreth një mijë punëtorë kanë mbetur pa punë që nga 8 tetori, pasi që kompania ka ndërprerë punimet për shkak të krizës energjetike.

Punëtorët që protestuan sot para Qeverisë, kërkuan trajtim serioz nga institucionet dhe zgjedhje të shpejt për problemin e tyre.

Duam trajtim njerëzor të punëtorit“, ishte njëra nga kërkesat e shkruara në njërën nga pankartat e protestuesve./GazetaSinjali/