image Dua Lipa tregon se cilin kandidat për president të SHBA-së e përkrahë

Bota e Yjeve

Dua Lipa tregon se cilin kandidat për president të SHBA-së e përkrahë

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përveç që po bën ‘namin’ në muzikë ajo gjithashtu është një personazh mjaft atraktiv dhe me ndikim edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dua nuk ka hezituar që së fundmi të shprehë edhe preferencën e saj rreth kandidatëve për president të SHBA-së.

Me anë të një video-lidhje, ajo është shprehur se i përkrahë demokratët, përkatësisht Joe Biden-in dhe Kamela Harris-in dhe ka bërë thirrje që është momenti për t’i votuar demokratët.

Ajo gjithashtu është shprehur se Joe Biden i kishte dalë në ndihmë Kosovës, kur po përballej me katastrofën humanitare gjatë luftës së fundit. /Gazeta Sinjali/