image Dua Lipa thyen rekord, dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Muzikë

Dua Lipa thyen rekord, dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

news image

Njëra ndër këngëtaret ndërkombëtare me sukses të padiskutueshëm, është padyshim Dua Lipa.

Artistja e njohur kohëve të fundit është duke mbërritur në majat e karrierës, teksa edhe çmimet për të nuk kanë të ndalur.

Pasi ditën e djeshme fitoi në “AMA 2020” çmimin e “Këngës më të preferuar Pop”, duket se Lipa po kryeson edhe në një eveniment tjetër.

Bëhet fjalë për “Grammy Awards 2021”, ku 25-vjeçarja po dominon së bashku me Beyonce dhe Taylor Swift.

Ndërkohë, ajo po kryeson në tre çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.

Nominimet:

Albumi i vitit

Future Nostalgia — Dua Lipa

Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit

Don’t Start Now

Kënga e vitit

Don’t Star Now

Performanca më e mirë POP

Don’t Start Now

Albumi më i mirë POP

Future Nostalgia

Bashkëpunimi më i mirë

UN DIA (ONE DAY)
J Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny & Tainy

/GazetaSinjali/