Dua Lipa është njëra ndër femrat shqiptare më të suksesshme të momentit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo po vjen me një këngë të re.
Përveç se nuk e ka ndalur punën me projekte muzikore e cila tash e disa muaj qëndron në top listat botërore me albumin “Future Nostalgia” duket se nuk po mjaftohet me kaq.
Përmes një fotografie të postuar në Instagramin personal ajo ka zbuluar se po vjen me një këngë të re.
Për fotografinë prezantuese të projektit të ri muzikor, ka vendosur të shfaqet më ndryshe se herë tjera ku shihet se është shndërruar në një ‘palaço’ për këngën e re.
Ajo shihet e veshur me një këmishë të bardhë dhe një kapele të zezë por grimi i saj i çuditshëm është ajo çfarë morri vëmendjen e ndjekësve.
Dua duket si një ‘palaço’ seksi në fotografinë prezantuese të klipit të ri muzikor, teksa edhe pranoi 1 milion pëlqime brenda orës së parë të postimit dhe dhjetëra mijëra komente.