image Dua Lipa shfaqet me unazë diamanti, ngjall dyshime për fejesë me Callum Turner

Bota e Yjeve

Dua Lipa shfaqet me unazë diamanti, ngjall dyshime për fejesë me Callum Turner

news image

Dua Lipa duket më e lumtur se kurrë në krahët e partnerit të saj, Callum Turner, teksa një unazë diamanti në gishtin e saj po nxjerr në pah spekulime për një fejesë të mundshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Më 9 qershor, këngëtarja 29-vjeçare postoi në Instagram disa foto romantike me aktorin 35-vjeçar, ku në dorën e majtë ekspozonte një unazë diamanti me shirit ari, së bashku me një unazë tjetër ari.

Fotografitë, që tregojnë momentet intime mes çiftit, kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave ndërkombëtare, duke ngjallur dyshime se Dua dhe Callum mund të jenë fejuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/