image Dua Lipa publikon këngën e re “Demeanor”

Bota e Yjeve

Dua Lipa publikon këngën e re “Demeanor”

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dje ka publikuar këngën e saj më të re. Një bashkëpunim me këngëtarin tashmë të ndjerë, Pope Smoke.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lipa bëri të ditur publikimin e këngës. Ajo në mbishkrim ka falënderuar ekipin, familjen e këngëtarit Smoke për pjesëmarrjen e saj në këtë këngë dhe miqtë e saj që e kanë krijuar videon së bashku me të.

Po ashtu, ajo shpreson se kënga do të pëlqehet, ndërsa ka bërë të ditur se videoja është xhiruar nga Nabildo.

Lipa tashmë veçse është duke e shijuar suksesin e pandalshëm të albumit të saj të fundit ”Future Nostalgia” dhe tani pritet që kënga e titulluar “Demeanor” të shndërrohet në një hit tjetër të këngëtares nga Kosova me famë botërore.

“Demeanor” është një këngë krejtësisht e re, e ndikuar nga disko.

Kujtojmë se Pop Smoke u qëllua për vdekje në Los Angeles në shkurt të vitit 2020. Ai ishte 20 vjeç. /Gazeta Sinjali/