image Dua Lipa nesër interviston kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin

Showbiz/ Dua Lipa nesër interviston kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të realizojë një intervistë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, lidhur me punën dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Intervista do të realizohet nesër, nga shtëpia duke filluar nga ora 21:00 në Facebook live, ndërsa Dua kërkon që fansat t’i bëjnë pyetjet e tyre dhe t’ia dërgojnë asaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua përmes një njoftimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

“Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit. Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA. Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET”, ka shkruar ajo./GazetaSinjali/

https://www.instagram.com/p/B_sDkl-Bn4b/