image Dua Lipa me pushime në Meksikë, ndjekësit e akuzojnë se nuk po respekton rregullat

Bota e Yjeve

Dua Lipa me pushime në Meksikë, ndjekësit e akuzojnë se nuk po respekton rregullat

news image

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përmes disa postimeve në rrjetin socail Instagram, ka treguar se po shijon pushimet, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo gjendet në Meksikë bashkë me disa miqë të saj.

Por, ajo që vërhet janë komentet e shumta nga ndjekësit që e kanë akuzuar se ajo nuk po përfill rregullat e pandemisë.

“Nuk e dija se ka përfunduar pandemia”, ” Sa interesante njerëzit e pasur mund të udhëtojnë edhe gjatë pandemisë“, ishin disa nga komentet.

Ky nuk është udhëtimi i vetëm që Dua e ka bërë gjatë pandemisë.

Por, jo vetëm Dua ka bërë këtë gjë, pasi shumë artistë janë akuzuar se po bëjnë pushime, kur e gjithë bota është e mbyllur.

/Gazeta Sinjali/