image Dua Lipa i bashkohet fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman: Së bashku për drejtësinë e saj

Bota e Yjeve

Dua Lipa i bashkohet fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman: Së bashku për drejtësinë e saj

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, i është bashkuar nismës së deputetes së Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,  Vasfije Krasniqi, e cila ka iniciuar fushatën e saj me kërkesën për drejtësi për historinë e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Lipa ka pozuar me pankartën në fjalë dhe i ka publikuar ato në rrjetet sociale.

“Bashkojuni Vasfije Krasniqit në ‘Së bashku për drejtësinë e saj’ më 28 tetor në New York. Vasfija është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila ka qenë një mision si avokate e të mbijetuarve nga Kosova dhe e gjithë bota duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Lipa.

Kurse, Vasfije Krasniqi – Goodman, ka publikuar një fotografi të këngëtares fituese të çmimeve ‘Grammy’ në Facebook, duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë.

/Gazeta Sinjali/