image Dua Lipa: Gjyshi im u largua nga puna sepse nuk pranoi të "falsifikonte" historinë e Kosovës

Bota e Yjeve

Dua Lipa: Gjyshi im u largua nga puna sepse nuk pranoi të “falsifikonte” historinë e Kosovës

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka qenë pjesë e revistës ”Rolling Stone”, ku ka folur rreth jetës së saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka folur edhe për periudhën e luftës, kur ajo dhe familja u detyruan të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua shtoi se gjyshi i saj u pushua nga puna nga okupatorët serb, vetëm sepse nuk pranoi të “falsifikonte”, duke e rishkruar librin, i cili fliste për atë që po ndodhte në Kosovë.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte”, shpjegon ajo. “Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”. Gazeta Sinjali/