image Drita mposhtet në Holandë

Futboll

Drita mposhtet në Holandë

news image

Sonte është zhvilluar ndeshja e kthimit mes Feyenoordit dhe Dritës së Gjilanit, e cila është e vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Konferencave.

Fatkeqsisht, “Intelektualët” e Anamoravës nuk arritën të sigurojnë kualifikimin tutje, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy golat e shënuar në cilësinë e mysafirit nuk ishin të mjaftueshëm që Drita të shkojë tutje, pasi që Guus Til më një hat trick u përkujdes që ekipi gjilanas të diskualifikohet nga ky kompeticion.

Ndërkaq, golat për Dritën i shënuan Marko Simonovski në minutën e 12-të dhe Astrit Fazliu në minutën e 16-të./GazetaSinjaliSporti/