image Drita “blindon” deri në vitin 2022 kapitenin

Futboll

Drita “blindon” deri në vitin 2022 kapitenin

news image

Dritan e Gjilanit mendon për të ardhmen, përtej situatës së pazakontë ku ndodhet futbolli në Kosovë e jo vetëm për shkak të pandemisë COVID-19.

Teksa pas disa ditës në Kosovë do të rinisin garat, skuadra që udhëheq IPKO Superligën ka vendosur të “blindojë” një element shumë të rëndësishëm, siç konsiderohet Ardian Limani.

Kapiteni ka vendosur të firmosë kontratën e re me kohëzgjatje deri në vitin 2022.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Feti Murseli, është shprehur tejet i lumtur pas arritjes se marrëveshjes, duke theksuar se “Ardi Limani është lojtar kyç i ekipit dhe kapiten prej tre vjetësh, çka tregon përkushtimin e tij për klubin e zemrës.”