image Drejtuesit e Lazios arrijnë në Turqi, bëjnë ofertë për Muriqin

Futboll

Drejtuesit e Lazios arrijnë në Turqi, bëjnë ofertë për Muriqin

news image

Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke është treguar që Lazio tashmë ka bërë ofertë për transferimin e Vedat Muriqit.

Po ashtu është treguar që drejtuesit e Lazios kanë arritur në Turqi dhe janë duke e diskutuar transferimin e mundshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga këto raportime kuptohet që Lazio ka ofruar 18 milionë euro për futbollistin kosovar.

Fenerbahce është duke kërkuar rreth 21 milionë euro për kosovarin andaj mbetet të shihet nëse do të ndodhë ky transferim./Gazeta Sinjali/