image Drejtori sportiv i Arsenalit zbulon planet për merkaton e verës të klubit londinez

Futboll

Drejtori sportiv i Arsenalit zbulon planet për merkaton e verës të klubit londinez

news image

Drejtori teknik i Arsenalit, Edu, ka zbuluar se klubi po harton plane për afatin kalimtar të verës që do t’i lejojë ata të lëvizin për “një ose dy lojtarë” që do të ndihmonin në rritjen e standardeve kolektive.

“Gunners” kanë shpenzuar shumë në vitet e fundit, me 2021-shin duke i parë ata të transferojnë Martin Odegaard, Aaron Ramsdale, Takehiro Tomiyasu dhe Albert Sambi Lokonga.

Mikel Arteta tani është në procesin e drejtimit të skuadrës drejt një përfundimi të mundshëm në top-katërsh dhe kualifikimi në Champions League do ta bënte më të lehtë për klubin për të ndjekur objektivat kryesore që aktualisht janë duke u identifikuar.

Edu është i mendimit se Arsenali tani po punon me një skuadër konkurruese, siç theksohet nga fitoret ndaj Chelsea dhe Manchester United në dy ndeshjet e tyre të fundit, me planin që të bëjë vetëm ndryshime të vogla në radhët e Artetas këtë verë.

“Nuk kishte kuptim të transferonim një ose dy lojtarë [në janar], skuadra nuk ishte e përgatitur për të absorbuar dy lojtarë, ne kishim nevojë të ribalanconim skuadrën. Ndoshta sezonin e ardhshëm mund të shkojmë te një ose dy lojtarë”, tha për ESPN ish-mesfushori i Topçinjve, Edu.

“Sot ne gjejmë një skuadër shumë më të ekuilibruar. Planifikimi ynë tashmë është bërë, tashmë ka mbërritur te pronarët. Është një çështje hap pas hapi se si do ta mbyllim sezonin dhe do të vendosim planin për të cilin jam shumë i emocionuar.”

Një fitore 3-1 ndaj United në ndeshjen e tyre të fundit e ka ngritur Arsenalin në vendin e katërt, dy pikë më shumë se rivalët kryesorë Tottenham me pesë ndeshje të mbetura për të marrë.

Edu shpreson që futbolli evropian do të kthehet për Topçinjtë sezonin e ardhshëm.

“Liga e Kampionëve dhe Europa League kërkojnë një skuadër shumë më të madhe sepse sasia e lojërave është shumë më e madhe.

“Nëse ne mund ta përballojmë atë financiarisht dhe nuk duhet të bëjmë kthesën në skuadër që na është dashur, ajo që dua është 22 lojtarë dhe tre portierë.

“Shumë gjëra duhet të vendosen në vend dhe kjo kërkon kohë, kështu që unë pres një verë të ngarkuar“, deklaroi ai.

/GazetaSinjaliSport/